Në gjendje kritike për jetën, Papa bën thirrje për lutje teksa trajtohet në spital
Papa Françesku u ka bërë thirrje katolikëve që të luten për të, teksa vazhdon të trajtohet në spital për pneumoni të dyfishtë. Kreu i Selisë së Shenjtë nuk ka mundur t’i drejtojë lutjet tradicionale të së dielës për të dytën javë me radhë.
Mirëpo, përmes një mesazhi të shkruar në ditët e fundit, ai ka thënë se është duke vazhduar trajtimin në Spitalin Gemelli të Romës.
Ky mesazh vjen pasi Vatikani ka bërë të ditur të shtunën se gjendja e 88-vjeçarit vazhdon të jetë kritike. Në mesazhin e së dielës, Papa i ka falënderuar mjekët dhe punëtorët shëndetësorë në spital, si dhe ata që i kanë uruar shëndet.
“Në ditët e fundit kam pranuar shumë mesazhe dashamirëse, dhe jam emocionuar sidomos nga vizatimet e fëmijëve”, ka shkruar ai.
“Faleminderit për afërsinë dhe për lutjet që kam pranuar prej gjithë botës dhe ju kërkoj të luteni për mua”.
Ai është shtruar në spital më 14 shkurt, pasi ka pasur vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Papa është më i rrezikuar nga infektimi në mushkëri për shkak të infeksioni që ka pasur në rini, që ka rezultuar me heqjen e një pjesë të mushkërive në moshën 21-vjeçare.
Ai ka kërkuar që publiku të informohet për shëndetin e tij, prandaj Vatikani ka lëshuar njoftime në baza ditore.
Papa e ka shfrytëzuar mesazhin e tij të dielën edhe për të përmendur përvjetorin e tretë të luftës së Rusisë në Ukrainë – që shënohet të hënën – dhe u ka bërë thirrje të gjithëve që t’i kujtojnë viktimat e konflikteve të armatosura dhe të luten për “dhuratë paqeje në Palestinë, Izrael, në Lindje të Mesme, në Mianmar, në Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudan”.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump
Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump