Në gjendje të rëndë shëndetësore, Ministrja viziton foshnjen që u gjet në bodrum

8 Nëntor 2023 | 22:31

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi Maternitetin “Koço Gliozheni”, për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të foshnjës së gjetur sot të braktisur në një bodrum në zonën e Yzberishtit.

Ministrja u informua nga mjekët e spitalit lidhur me gjendjen shëndetësore të fëmijës. Ekipi i maternitetit po bën përpjekjet maksimale, por sipas tyre gjendja e vogëlushit ende paraqitet e rëndë.

Foshnja i përket gjinisë mashkull dhe u dërgua në spital në gjendje mjaft të rënduar dhe të dëmtuar. Aktualisht vijon të jetë i intubuar dhe sipas mjekëve gjendja vijon të jetë kritike

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026