Në gjurmët e të atit, djali i Ronaldinhos drejt kalimit te Barcelona
Joao Mendes de Assis Moreira, djali i legjendës braziliane të futbollit, Ronaldinho, ka ndërprerë kontratën me Cruzeiro dhe ndodhet në Barcelonë duke iu nënshtruar një prove me ekipin U-19 të Barçës, Juvenil A.
Nëse ai bën mirë dhe trajnerët e konsiderojnë të vlefshëm, trashëgimtari i futbollistit legjendar mund të bëhet lojtar i Barcelonës.
Marrëveshja po udhëhiqet personalisht nga presidenti Joan Laporta, i cili është ai që po flet me Ronaldinhon, një nga ambasadorët e klubit, edhe pse logjikisht fjalën e fundit do ta kenë trajnerët. Komiteti i Sporteve nuk ka marrë pjesë në asnjë moment në këtë çështje.

Joao Mendes, 17 vjeç, luan si sulmues ai është mëngjarash dhe ka një gajtësi prej 1.78 metra.
Nuk dihet ende nëse marrëveshja do të finalizohet. Por edhe nëse ajo ndodh, trashëgimia e babait te Barça do të jetë shumë e vështirë për t’u kapërcyer.
Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein