“Messi, ai xhuxhi, ai miu i kanaleve”- skandal përgjimesh me drejtuesit e Barcelonës
Një skandal ka përfshirë ekipin e Barcelonës në Spanjë. Sipas “El Periodico de Catalunya”, hetimi i autoriteteve spanjolle ka zbuluar se publikimi i shifrave stratosferike të kontratave të Messit dhe Gerard Pique është bërë nga vetë klubi katalanas.
Qëllimi i përfqësuesve të klubit, me në krye Presidentin e atëhershëm Bartomeu, ka qenë që futbollistët kyç të Barcelonës të denigrohen përballë tifozërisë së ekipi.
Por kjo nuk është e gjitha, këtë të enjte janë publikuar dhe ofendimet e rënda që zyrtarët e lartë të Barcelonës i bënin lojtarëve më të mirë të skuadrës.
Roman Gomez Ponti, njeriu përgjegjës për shërbimet ligjore të Barçës , sulmoi dhe ofendoi Messin në të njëjtën ditë kur u bë publike kontrata e tij shumë milionëshe. Në një mesazh drejtuar Presidentit të atëhershëm Bartomeu ai shkruante, si më poshtë:
“Bartomeu, sinqerisht, nuk mund të tregohesh kaq i mirë me atë mi kanalesh. Klubi i ka dhënë gjithçka dhe ai vendosi diktatin e tij për merkaton, rinovimet, reklamat, duke parë vetëm interesin e tij. Ne i dimë shantazhet që na ka bërë ai xhuxhi, që Barcelonës i ka borxh jetën. Por, kur vjen pandemia, të çon mesazh ty në WhatsApp, duke të thënë që t’ia ulësh rrogën të gjithë të tjerëve, por vetëm atij dhe Luisit (Suarez) jo. Shpresoj që të largohet sa më parë nga Barcelona”.
Ndërkohë që Presidenti Bartomeu iu përgjigj: “Jam dakord me shumë gjëra, por Barcelona është e para dhe artikuj të tillë e dëmtojnë klubin”.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori