Në gjykim në Belgjikë për drogë, SPAK sekuestron pasuritë Bardhok e Kastriot Shotës
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasuritë e dy vëllezërve Bardhok Shota dhe Kastriot Shota, të cilët janë hetuar dhe po gjykohen në Belgjikë, pasi janë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
SPAK njofton se janë sekuestruar:
-Pasuri e paluajtshme në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota, babai i dy vëllezërve, e deklaruar në proçes legalizimi e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë.
-Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 1, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 50.3 (pesëdhjetë pikë tre) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota
-Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 2, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 45.2 (dyzet e pesë pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota.
-Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 3, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 40.2 (dyzet pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota.
-.Pasurisë së luajtshme mjetit motorik të markës Dayang, modeli DY110-18, vit prodhimi 2013, i llojit motor.
Bardhok Shota dhe Kastriot Shota, banues në fshatin Derven, Fushë Krujë, janë hetuar dhe po gjykohen nga autoritetet e Mbretërisë së Belgjikës, pasi në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal janë marrë me aktivitetin e kundraligjshëm të kultivimit të kanabisit gjatë periudhës Qershor-Korrik 2020, si dhe nga autoritetet ligjzbatuese belge janë zbuluar disa plantacione me kanabis në zonat Saint-Josse-Ten-Noode dhe Antëerp.
“Përsa i pëket Pasurisë e paluajtshme në pronësi eventuale të Shtetasit Gj. Shota, e deklaruar në proçes legalizimi, e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë, nga përfaqësuesit e Agjensisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit është mbajtur akt-konstatimi përkatës, duke qenë se objektin në ndërtim e sipër nuk kishte asnjë person që të firmoste proçesverbalin e sekuestros. Në lidhje me mjetin motorrik për të cilin është vendosur sekuestrimi është bërë njoftimi pranë Drejtorive Vendore të Policisë së Shtetit për bllokimin e këtij mjeti për efekt të zbatimit të vendimit të gjykatës për sekuestrim”- njofton ndër të tjera SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje. Detajet e para (VIDEO)
- 16:37 Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n
- 16:27 Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
- 16:26 Pas 4 muajsh nga fillimi i luftës, një aeroplan fluturon nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe
- 16:21 Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
- 16:20 Enzo Maresca, pasardhës i Pep Guardiolës te Manchester City