“Në historinë e trishtë të jetës sime ajo më pranoi”, Lindita i dedikon poezi nënës
Lindita, e cila për vuajtjet e shumta të jetës se saj fajëson familjarët me të cilët u rrit, kujton me mall vetëm mamanë me të cilën ka pasur një marrëdhënie të veçante.
Në “Real People” në Euronews Albania ajo rrëfeu se gjatë divorcit, humbjes së fëmijës së parë ishte pikërisht nëna që nuk e braktisi kurrë, prandaj për të Lindita ka shkruar dhe poezi, vargjet e se cilës përshkruajnë më së miri jetën e saj…
“Nënë, nënë e shtrenjta nënë që në jetë më solle
pa kufi të dua, jetën më dhurove
ne me njëra-tjetrën, ishim si dy mike
për rrugën e jetës mirë më përgatite
kur më erdhi koha, me lëndim u ndamë
se familjen time të re e krijova, por ç’e do
o nënë, fati s’më buzëqeshi
se u divorcova, fati kështu deshi.
Mbështetje kërkova, te ju o mama,
por ju bashkëjetonit dhe me tim vëlla
Si e pati hallin vëllai që s’më deshi, apo interesi?
Mendo o vëllaçko se je bërë prind
Si do ndihesh po të kesh larg fëmijët?”-Këto ishin vargjet e poezisë së saj të cilat, ajo ia kushton nënës, por edhe familjarëve të saj të cilët siç shprehet ajo e kanë lënë të vetme në mjerim.
LEXONI GJITHASHTU:
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 10:28 Publikohen pamjet nga shpërthimi pranë hotelit ku po qëndron Macron në Damask (VIDEO)
- 10:13 Dy shpërthime trondisin Damaskun në hotelin ku qëndronte Macron, Presidenti francez sa hyri të takojë Al-Sharaa
- 10:09 Rutte: Aleatët do të blejnë deri në pesë dronë mbikëqyrës Triton
- 10:05 Rama: Në koncertin e Kanye West janë shitur më shumë bileta se në Conference League
- 09:57 Agravon konflikti mes disa personash në Tiranë, plagoset 33-vjeçari. Arrestohen 3 autorët, në kërkim i mituri
- 09:48 Gjykata rrëzon përpjekjet e Trump për shtyrë pagimin e dëmshpërblimit 5.8 milionë dollarësh ndaj Jean Carroll