Në ”Ilva Now” diskutohet gara zgjedhore për Tiranën
Shqiptarët shohin si cilësitë më të rëndësishme te kandidatët për deputetë pastërtinë e figurës dhe integritetin, ndërkohë që cilësi si efiçenca, mënyra se si punohet apo përvoja në biznes e politikë konsiderohen si më pak të rëndësishme.
Lexo më shumë: Tre cilësitë që shqiptarët shohin si më të rëndësishmet te një deputet
Ky vlerësim i elektoratit për deputetët u prezantua sot në emisionin “Ilva Now” dhe ishte rezultat i sondazhit të tretë kombëtar të Euronews Albania me kompaninë prestigjioze MRB.
Lexo më shumë: Tre cilësitë që shqiptarët shohin si më pak të rëndësishmet te një deputet
Gazetari Mentor Kikia kritikoi faktin se në Shqipëri mungojnë liderët e vërtetë. Sipas tij gjatë gjithë kohës Shqipëria ka pasur “kryetarët e gjithëpushtetshëm si në pozitë ashtu edhe në opozitë” gjë që sipas tij u ka shpërfytyruar qytetarëve idenë e liderëve.
Analisti Plator Nesturi e përqendroi vëmendjen te fakti se lidhjen me elektoratin realisht e mbajnë më shumë ata politikanë që akuzohen për korrupsion, ndërsa ata që janë politikanë karriere shkëputen. Këtë Nesturi e konsideroi si thelbin e problematikës.
Në studio tre kandidatët për deputetë të Tiranës, Dashamir Shehi (Lëvizja për Zhvillim Kombëtar), Klajda Gjosha (Lëvizja Socialiste për Integrim) dhe Pano Soko (Nisma Thurje) i konsideruan rezultatet e sondazhit rrjedhojë e politik-bërjes së viteve të fundit. Por për gazetarin Mentor Kikia vlerësimet për cilësitë vijnë nga mendësia e përgjithshme e qytetarëve, të cilët mbeten të keq-edukuar.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta