Në ”Ilva Now” diskutohet se si do të organizohen zgjedhjet
Partitë kanë dorëzuar mbrëmjen e së hënës listat e deputetëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe tashmë kanë nisur, edhe pse ende jo zyrtarisht, fushatën elektorale.
Mirëpo KQZ ka kthyer pas për mungesë dokumentacioni disa nga listat e dorëzuara, ende fleta e votimit nuk është miratuar, ndërkohë që mbetet e paqartë nëse do të votojnë apo jo të prekurit nga COVID-19.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha në emisionin “Ilva Now” se vetëm një parti politike ka dorëzuar një listë të saktë me kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha se në tërësi partive u mungonin dokumente plotësuese si formulari i dekriminalizimit, CV-ja e kandidatëve, apo dhe numri i lejuar i kandidatëve.
Lexoni më shumë: Ilirjan Celibashi thotë se vetëm një parti ka dorëzuar listë të saktë në KQZ
Në fillim të emisionit Celibashi sqaroi edhe faktin se përse partive iu lejua të dorëzonin listat e kandidatëve edhe pse ishte tejkaluar afatit zyrtar. Ai tha se vonesat nuk ishin të mëdha dhe se për këtë janë mirëkuptuar.
Lexoni më shumë: Pse partive iu pranuan listat pas përfundimit të afatit të dorëzimit? Përgjigjet Ilirjan Celibashi
Për sa u përket fletëve të votimit, ende nuk është përcaktuar se si do të jetë ajo, me emra apo me numra kandidatësh krahas listës së partive. Gjatë emisionit “Ilva Now” u sqarua se në cilin rast do të konsiderohet vota e vlefshme.
Lexoni më shumë: Si mund të votojnë qytetarët dhe kur rrezikohet që vota e tyre të shpallet e pavlefshme?
Pyetja kryesore që mundon opinionin publik është se sa do të duhet që KQZ të nxjerrë rezultatin e zgjedhjeve për procesin e radhës zgjedhor. Celibashi sqaroi se pritet që për zgjedhjet e 25 prillit rezultati të dalë për 48-72 orë.
Lexoni më shumë: Kreu i KQZ tregon procedurën dhe afatin: Rezultati i zgjedhjeve do dalë më shpejt
Celibashi theksoi se si asnjëherë tjetër KQZ-ja ka buxhet për të informuar me fushata publikun për sa i përket çështjeve më të paqarta dhe premtoi se ditët në vijim do të ketë lëvizje në këtë drejtim.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës