Në Itali e bëjnë fakt, Luigi Di Biagio në krye të kombëtares shqiptare
Tre vjet pasi zëvendësoi patriotin e tij Christian Panucci në krye të kombëtares shqiptare, Edoardo Reja duket se është në ditët e fundit si trajner i kuqezinjve.
Lajmet që vijnë nga përtej detit konfirmojnë se aventura e 77-vjeçarit ka përfunduar. Në krye të kuqezinjve do të vendoset Luigi di Biagio.
Në Itali janë të sigurt se akordi është arritur, ndërkohë konfirmimi është çështje ditësh. Në anën tjetër Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka bërë asnjë reagim, teksa vetë kreu i saj, 1 muaj më parë, pohoi nga Shkodra se nuk ka asnjë kontakt me 51-vjeçarin, emri i së cilit është përfolur shpesh.
Di Biagio është një emër i njohur i futbollit italian, ku në periudhën si futbollist ka luajtur për ekipe si Roma, Inter apo Lazio. Ndërkohë, si trajner e ka nisur karrierën tek kombëtarja e 20 vjeçarëve të Italisë, më pas tek ekipi i parë, e së fundmi tek SPAL.
Pavarësisht se nuk ka një karrierë të madhe si trajner, ka qenë emri më i përfolur për të zëvendësuar Edoardo Rejën. Reja në krye të kombëtares shqiptare ka një bilanc të mirë të ndeshjeve të fituara, ndërkohë në deklaratat e tij të fundit ka shprehur dëshirën për të vazhduar.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor