Në jug të Spanjës gjendet vera më e vjetër e prodhuar rreth 2000 vjet më parë

19 Qershor 2024 | 07:55

Në jug të Spanjës në qytetin Carmona në provincën e Andaluzisë, u gjet vera më e vjetër ndonjëherë, e prodhuar rreth 2000 vjet më parë.

Vera ka ngjyrë kafe të kuqërremtë për shkak të proceseve kimike që kanë ndodhur mbi 2000 vjet dhe, me shumë mundësi, plot shije, raporton Guardian i Londrës.

Vera u zbulua pranë urnës funerale në të cilën u gjetën eshtrat e djegura të një romaku.

Analiza e ekspertëve nga Universiteti i Kordobës përcaktoi se bëhet fjalë për një verë vendase që ka shije të ngjashme me sheri.

Para këtij zbulimi, i cili u botua në Journal of Archaeological Science, vera më e vjetër e lëngshme e ruajtur ishte një shishe verë e gjetur në vitin 1867 pranë qytetit gjerman të Speyer, në një varr të lashtë romak, i datuar rreth vitit 325 pas Krishtit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai...
16:33 | 11/07/2026

11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori

Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë....
16:20 | 11/07/2026

Franca arreston 32 persona të dyshuar si shkaktarë të zjarreve në 22 departamente

Autoritetet franceze kanë arrestuar 32 persona të dyshuar për shkaktimin e zjarreve në 22 departamente të vendit që nga fillimi i verës, njoftoi të shtunën...
15:48 | 11/07/2026