Në kampet e ISIS-it, 80 shqiptarë mes të cilëve 50 gra e fëmijë mendohet të jenë në Lindjen e Mesme
“Ktheni fëmijët në shtëpi, të harruar në Siri”. Kjo ishte motoja nën të cilën u mblodhën në Tiranë familjarët e shqiptarëve të larguar në Siri, që sot kërkojnë riatdhesimin e tyre. Janë nëna që presin fëmijët, gjyshër që presin nipër e mbesa, madje dhe fëmijë që presin kthimin e prindërve nga Siria.
Në kampet e Sirisë mendohet se gjenden 80 shqiptarë, mes tyre 50 gra dhe fëmijë. Disa prej tyre kanë lindur në Siri. Dylber Shuli nga Pogradeci kërkon nga shteti t`i kthejë 5 nipërit e mbesat, pas vrasjes së djalit dhe nuses. Tahir Balliu ka humbur kontaktin me të vëllain në Siri. Ai tregon se nipin e mashtruan duke i premtuar studime.
“Kam ardhur për vëllain tim dhe për nusen e vëllait. Kanë ikur në Siri sepse djali i tyre iku për studime dhe u plagos atje. Ata vajtën atje. Pasi vajtën atje djali vdiq, ata ngelën atje. Me vëllain kam një vit që e kam humbur kontaktin, ndërsa me nusen e vëllait komunikojmë nëpërmjet letrave , telefonave, flasin fëmijët. Nuk kanë qenë për të luftuar se nuk kanë pasur edhe moshën. Po kanë vajtur për djalin. Madje djalin e mashtruan ata se pati bërë kërkesë për të vajtur me studime në Arabinë Saudite. Kam vajtur tek ministria e jashtme më dha një kod ai tha me këtë mund të flisni, për kthimin e këtyre, ajo nuk më doli fare. Ministri nuk merret me këto punë tha, ka punë politike”, theksoi Tahir Balliu.
Një tjetër familje që kërkon të afërmit e saj është familja Kaca. Janë shtatë pjesëtarë që kanë mbetur në Siri.
“Janë shtatë pjesëtarë, katër gocat, çuni, prindërit. Ky fëmija ka lindur në Siri, kërkoj ndihmë të vijnë, kam kunatën atje. Janë shumë të pakta telefonatat”
Në vitin 2015, Qeveria Shqiptare miratoi Strategjinë Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm u krijua për të trajtuar shfaqjen e ekstremizmit të dhunshëm tek shtetasit shqiptarë që u bashkuan në radhët e organizatave ekstremiste në konfliktet në Lindjen e Mesme vitet e fundit, duke përfshirë të ashtuquajturin Shtet Islamik në Siri dhe Irak (ISIS).
Familjarët, shoqëria civile dhe organizata të ndryshme joqeveritare në kohë dhe forma të ndryshme kanë kërkuar rikthimin e grave dhe fëmijëve që janë bërë pjesë e konfliktit të armatosur në Siri.
Lexoni gjithashtu:
Familjarët e të bllokuarve në kampin Al-Hol letër apeli për ndihmë kryeministrit Rama
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht