Në kërkim për drogë dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kapet 33-vjeçari

29 Shtator 2025 | 14:24

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale të lidhura me narkotikët dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “The Fugitive”.

I arrestuari me iniciale M. R., banues në Durrës, u kap në flagrancë me dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike, një radio policie dhe dy celularë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sipas autoriteteve, M. R. ishte i shpallur në kërkim në bazë të dy urdhërave të lëshuara nga prokuroritë e Durrësit dhe Gjirokastrës:

  • Për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, me urdhër ndalimi të lëshuar më 24.01.2024 nga Prokuroria e Durrësit;

  • Për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me masë sigurie “arrest në burg” të caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, më 12.12.2023.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026