Në kërkim për mashtrimin 28 mln euro, para gjykatës 61-vjeçari me pasaportë koreane
Shtetasi nga Koreja e Jugut, Stephan Morgenstern, i arrestuar një ditë më parë pranë Rinasit ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
61-vjeçari kërkohet të ekstradohet në Korenë e Jugut i akuzuar për mashtrim në vlerën e 28 mln eurove.
Morgenstern u kap në një hotel pranë Rinasit, ku priste bashkëshorten e cila udhëtonte nga Dubai në Shqipëri.
Stephan Morgenstern akuzohet për krijim të skemave piramidale në nivele ndërkombëtare.
Ai akuzohet se së bashku me persona të tjerë kanë përvetësuar rreth 28 milionë euro përmes skemave piramidale.
Gjatë periudhës 27 mars 2016 – 7 nëntor 2020, këta shtetas kanë mashtruar 2156 shtetas, me një dëm në vlerë monetare totale 40 703 930 904 KRË (monedha e Koresë së Jugut) ose rreth 28 000 000 euro.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përvetësoi 28 mln euro përmes mashtrimit, kush është 61-vjeçari i arrestuar në Rinas
- Po priste gruan nga Dubai, arrestohet në Rinas i shumëkërkuari. Përvetësoi 28 mln €
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike