Në kërkim për organizatë kriminale në Spanjë, arrestohet në Hanin e Hotit 35-vjeçari

24 Qershor 2024 | 11:26

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim Spanja për vjedhje është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër, ditën e sotme.

Në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në dalje, u ndalua shtetasi Klisman Ndoj (Marku), 35 vjeç, sepse pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga autoritetet në Spanjë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale, bëri me dije policia.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.

Po ashtu, në Portin e Durrësit në dalje, u arrestua në flagrancë shtetasi turk Y. A., 47 vjeç, pasi nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se posedonte një leje qëndrimi në Francë, të dyshuar të falsifikuar. Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026