Në kërkim prej vitesh, arrestohet në Borsh Moisi Habilaj. Detaje nga operacioni
Pas disa vitesh në kërkim është vënë në pranga Moisi Habilaj. Sipas burimeve policore, Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Ai është lokalizuar në një beach bar në pronësi të familjarëve të tij, ku qëndronte prej kohësh. Sipas të njëjtave burime, arrestimi është kryer nga forcat e Operacionales së Tiranës, të cilat pas informacioneve të siguruara dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit kanë bërë të mundur identifikimin e vendndodhjes së tij dhe rrethimin e zonës.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se në momentin e arrestimit, Habilaj ishte i maskuar me kapele dhe mjekër, në përpjekje për të shmangur identifikimin nga autoritetet.
Policia pritet të japë detaje zyrtare mbi operacionin dhe rrethanat e arrestimit në orët në vijim. Moisi Habilaj kërkohej nga drejtësia italiane prej disa vitesh. Ai i kishte shpëtuar dënimit me burg për trafik ndërkombëtar droge.
Menjëherë pasi Gjykata e Apelit në Katania konfirmoi dënimin me 15 vite burg, oficerët e policisë shkuan në banesën ku Moisi Habilaj ishte në arrest shtëpie, por nuk e gjetën aty.
Ne janar të këtij viti Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dënuar sërisht me 15 vite burg për Moisi Habilajn, i shpallur fajtor për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul me një të tretën, duke përfunduar në 10 vite heqje lirie.
Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
- 17:08 Sulm me thikë në një shkollë në Gjermani, 16-vjeçari plagos rëndë dy nxënëse
- 17:06 Trump kritikon Italinë për mohimin e përdorimit të bazës gjatë luftës në Iran
- 17:04 Trump: Do ta heqim Sirinë nga lista e terrorizmit
- 16:58 Erdogan dhe Macron diskutojnë tregtinë, NATO-n dhe krizat rajonale në samitin e Ankarasë
- 16:56 Përplasja Trump-Spanjë në NATO, Sanchez: Me Trump folëm për Botërorin dhe pa tensione
- 16:50 Presidenti turk takon kryeministrin britanik në Ankara për bisedime