Në Kosovë vijon rritja e rasteve të infektimit me Covid-19
Shifrat e të infektuarve në Kosovë me Covid-19 vijojnë të mbeten të larta. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik thotë se gjashtë pacientë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën, ndërsa janë evidentuar edhe 529 të infektuar të rinj.
Që nga fillimi i pandemisë autoritetet shëndetësore në Kosovë raportojnë se kanë humbur jetën 1674 persona, shumica e tyre me sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjithashtu listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 333 pacientë duke e çuar numrin total të personave që kanë mposhtur virusin në 62 983.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 191 raste, Pejë 44 raste, Ferizaj 34 raste, Mitrovicë 33 raste, Gjakovë 32 raste, Gjilan 26 raste, Lipjan 21 raste, Obiliq 21 raste, Kamenicë 18 raste, Vushtrri 18 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Rahovec 13 raste, Istog 9 raste, Drenas 8 raste, Prizren 7 raste, Viti 7 raste, Deçan 6 raste, Junik 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Novobërdë 3 raste, Suharekë 3 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Kllokot, Malishevë dhe Podujevë.
Rritja e rasteve të reja me Covid-19 ishte parashikuar më parë nga ekspertët shëndetësorë për shkak të zhvillimeve në sferën politike.
Sipas tyre, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit, partitë politike, por edhe vetë qytetaret nuk kanë zbatuar masat anti-covid dhe distancën fizike dhe kjo ka çuar në shtimin e të infektuarve.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania