Në krah të Berishës në Durrës, Bylykbashi: Demokracia e brendshme nuk duhet të humbasë
Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, i cili sot ishte bashkë me Berishën në qytetin e Durrësit thotë se zhvillimet e fundit në kampin blu nuk duhet kurrsesi të ndikojnë në humbjen e demokracisë së brendshme.
“Zhvillimet e fundit na tregojnë qartë që jemi para problemeve, që lidhen me demokracinë e brendshme, gjë që është një problem i madh dhe ne duhet ta trajtojmë”, tha ai.
Ai theksoi në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se kryetari i partisë nuk mundet t’i ndalojë anëtarësisë të drejtën për t’u shprehur me votë, sepse kjo është një e drejtë që e përcakton statuti.
“Ajo që i referohemi vendimit të kryetrarit Basha për përjashtimin është vetëm fundi i kësaj që diskutojmë. Kemi dëgjuar, që kryetari thotë për moslejimin e votimit nga anëtarësia, por ky është një proces që është jashtë kontrollit të kryetarit dhe kjo është një e drejtë që e përcakton statuti”, shtoi ai.
Vendimin për të përjashtuar Berishën ai e cilëson si vendim të kryetarit dhe të pabazuar në statutin e Partisë Demokratike.
“Unë që atë natë kur u mor vendimi, që ai vendim ishte i kryetarit nuk përputhej me statutin. Nuk gjykoj që është një vendim që i ka bërë mirë PD-së”, theksoi ai.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun