Në krye të NATO? Rutte: Post interesant, nuk e përjashtoj mundësinë

29 Tetor 2023 | 18:54

Kryeministri holandez Mark Rutte ka deklaruar se nuk e përjashton marrjen e postit të kreut të NATO-s. “Posti i sekretarit të përgjithshëm është shumë interesant”, tha Rutte në një intervistë të dhënë për një radio holandeze.

Rutte, që planifikon të braktisë politikën e brendshme pas zgjedhjeve që do të mbahen në nëntor, pasojë e rënies së qeverisë së tij në korrik, më herët kishte lënë të kuptohej se nuk ishte i interesuar për një rol me përgjegjësi kaq të madhe.

Por tani ai pretendon se në krye të aleancës ushtarake të Atlantikut të Veriut mund të japë një kontribut të madh.

Pushtimi që Rusia e presidentit Putin i bëri Ukrainës e ka ndryshuar NATO-n dhe llogaritë e vendeve anëtare se kush mund të drejtojë organizatën.

Gjithashtu, lufta e ka vënë Aleancën në një pozitë të re, duke e bërë detyrën e sekretarit të përgjithshëm më të ndjeshme politikisht dhe më të kualifikuar se në të kaluarën.

Jens Stoltenberg, që ka qenë në krye që prej vitit 2014, gjatë verës pranoi të qëndronte në detyrë deri në tetor të 2024-s.

Rutte, një nga liderët më jetëgjatë të Evropës, është lidhur me një seri vendesh të rëndësishme pas atij të kryeministrit, përfshirë atë të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe  dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit...
08:31 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)

Një sulm rus në portin ukrainas të Odessa- s në Detin e Zi ka vrarë të paktën tre persona , tha një zyrtar lokal të...
08:24 | 15/07/2026