“Në kufijtë e mbijetesës”, Prençi: Rënia e € çon në reduktimin e linjave prodhuese

5 Dhjetor 2023 | 21:49

Edvin Prençi, kreu i shoqatës Pro Export Albania tha në “Now me Erla Mëhillin”, se rënia e euros e ka çuar Shqipërinë në reduktim të linjave prodhuese.

Ai tha se këto biznese kanë kaluar në kufijtë e mbijetesës ndërsa shtoi se shumë biznese kanë mungesë të theksuar likuiditeti për të bërë edhe pagesat e detyrushme.

Sipas tij janë në reduktim disa biznese, të paktën mbyllen dy biznese në javë dhe rreth 30 punonjës në ditë po largohen nga vendet e punës.

“E para kjo destabilizon çdo biznesplan. Kjo i ka kaluar edhe kufijtë e mbijetesës. Gjëja e parë që po ndodh është mbyllja e linjave prodhuese gjë që çon në reduktimin e punonjësve në ambientet e punës. Ka që janë mbyllur, janë e ca që do të mbyllen.

Por ajo që po vihet re tani është fakti që shumë biznese kanë mungesë të theksuar likuiditeti për të bërë edhe pagesat e detyrueshme. Aktualisht janë në reduktim disa biznese, të paktën mbyllen dy biznese në javë dhe rreth 30 punonjës në ditë po largohen.

Rënia e euros ka çuar në rritjen e çmimit final ndaj klientit, ndaj po humbasim klientët. Shumë brande të huaja po largohen nga vendi jonë, ndaj kjo çon në reduktim të linjave prodhuese. Kjo ka filluar në radhë të parë në sektorin e këpucëve, ka kaluar në sektorin e veshjeve intime, e po vazhdon në sektorë të tjerë”,-tha Edvin Prençi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026