“Në listat e PD kishte socialistë”, Prençi debat me Flamur Nokën

4 Dhjetor 2022 | 21:04

Kandidati i primareve të Partisë Demokratike në Kamëz Shemsi Prençi është përplasur me deputetin demokrat Flamur Noka.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania Prençi tha se në listat e PD-së kishte socialistë, ndërsa Noka i është kundërpërgjigjur duke i thënë që të mos përbalt procesin e primareve që sipas tij ka qenë procesi më i mirë i zhvilluar në Shqipëri.

Pjesë nga debati: 

Prençi: Ju kam informuar që mbrëmë  se në listat e PD-së e kishte emrin Dashamir Selimi, kryetar i PS dhe nuk e kishte Françesko Muça, kryetar FRPD-së Kamëz. Këtu është problemi që unë kam parë demokratët duke qarë jo pak por 3700 veta. I kam me video.

Noka: Miku im është shumë e thjeshtë të përbaltësh një proces më të mirin që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Por unë jam i bindur dhe nuk dyshoj te vullneti dhe te besimi i anëtarëve të PD-së. Kurrë nuk ka ndodhur që të regjistrohet një socialist, ju kanë keqinformuar.

Prençi: Unë nuk jam tërhequr nga gara, kam kontestuar procesin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026