Në mesditë fillon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

12 Mars 2025 | 12:23

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 50 vendvotimeve me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, derisa në mesditë fillon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë.

Kjo është konfirmuar për KosovaPress nga zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi i cili ka thënë se përfundimi i rinumërimit të këtyre 50 vendvotimeve të rregullta është bërë në mesnatë dhe se u zhvillua në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

“KQZ njofton se gjatë ditës së sotme, në orën 12:00, në QNR do të fillojë rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, të cilat gjenden në 177 kuti të votimit, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Edhe për këtë proces, KQZ ka njoftuar vëzhguesit e akredituar”, thuhet tutje.
LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi këtë të hënë opinionin publik dhe anëtarësinë e saj, se Kryetari i LDK-së ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit...
15:55 | 27/07/2026

Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, e ka cilësuar si një moment historik për sportin e Kosovës nënshkrimin e Deklaratës së Synimit...
15:44 | 27/07/2026

“Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën

Ljubica Trifoviq, nëna e Dragan Trifoviqit, 17-vjeçarit të vrarë në sulmin ndaj kafenesë “Panda” në Pejë në vitin 1998, ka bërë thirrje që të zbulohet...
12:41 | 27/07/2026