BE do t’u japë 651 mijë vaksina Pfizer vendeve të Ballkanit Perëndimor
Së shpejti në rajon pritet të mbërrijnë 651,000 vaksina “Pfizer” nga Bashkimi Evropian.
Lajmin fillimisht e bëri të ditur kryeministri Rama në rrjetin e tij social “Facebook”, i cili u lajmërua përmes një telefonatë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ursula von der Leyen, njoftoi në “Twitter” se Komisioni Evropian ka financuar vaksina për t’u shpërndarë në Shqipëri dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Ajo informoi se ka biseduar me kryeministrin Rama për këtë dhe theksoi se Komisioni Evropian ka për qëllim që punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë të vaksinohen sa më shpejt.
Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor.
Diskutova me @ediramaal 🇦🇱për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga @EU_Commission 🇪🇺për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë.
Së bashku do të kapërcejmë pandeminë— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 27, 2021
Luigi Soreca, ambasadori i BE në Shqipëri, njoftoi gjithashtu mbi financimin e dozave të vaksinës nga Komisioni Evropian për Shqipërinë.
The #EU🇪🇺is close to its partners in the Western Balkans. President @vonderleyen🇪🇺spoke📞 today with PM @ediramaal🇦🇱 about distribution of vaccines in #Albania🇦🇱, funded by @EU_Commission🇪🇺 to vaccinate #healthcare workers and people in need as soon as possible.#StrongerTogether https://t.co/e4dPVxwp36
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) March 27, 2021
Nga vendet e rajonit, Kosova është i vetmi shtet që nuk ka filluar ende me procesin e vaksinimit kundër COVID-19.
Në Shqipëri që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 62,248 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit, ndërsa procesi vijon.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania