Në rritje infektimet me grip dhe viroza, ISHP: Vaksinohuni!
Më shumë se 12 mijë persona janë drejtuar në dyert e mjekut të familjes si pasojë e prekjes nga viroza të stinës por edhe grip. Epidemiologët kanë arritur të izolojnë rastet e para me grip të tipit A që po qarkullon në vendin tonë.
Specialistët e ISHP nisur dhe nga vitet e mëparshme thonë se infektimet do të vijojnë të rriten për të arritur kulmin në muajin janar. Ata apelojnë për vaksinim si formë më e mirë e parandalimit të formave të rënda dhe vdekjeve nga gripit.
Por ndërsa infektimet shtohen, ata kërkojnë që të mos neglizhojmë edhe masat parandaluese që u zbatuan edhe gjatë pandemisë së COVID.
Sa I takon vaksinimit deri më tani janë aplikuar rreth 78% e dozave të vaksinës që u ofruan falas për grupet e riskut në qendrat shëndetësore. Në këtë moment në vend po bashkëqarkullojnë, COVID, grip, viroza stinore dhe virusi respirator sinsicial, i cili është më i shprehur tek fëmijët e vegjël.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta