1500 raste në javë në urgjencën e spitalit të Elbasanit nga virozat
Virozat po gjejnë terrenin e përshtatshëm për shkak të temperaturave të ulta duke shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve të kërkojnë ndihmë në urgjencën e spitalit të Elbasanit. Sipas mjekëve, 1500 raste janë paraqitur vetëm javën e fundit.
Ndryshimet e papritura të motit po reflektohen edhe në rritjen e rasteve të sëmundjeve sezonale në spitale. Gazetarja e Euronews Albania, Edlira Xherri thekson se në Urgjencën e spitalit rajonal të Elbasanit kohët e fundit janë paraqitur deri në 1 500 persona. Shkak i këtyre virozave janë luhatjet e temperaturave.
“1000 deri në 1500 persona janë paraqitur në javën e fundit në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Elbasanit, për të kërkuar ndihmën e bluzave të bardha. Mjekët shprehen se luhatja e menjëhershme e temperaturave ka rritur fluksin e virozave, por ajo që është më shqetësuese është se këto viroza bëhen edhe më agresive tek personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese”, thekson ajo.
Drejtori i Urgjencës në Spitalin Rajonal Elbasan, Ergys Miçi bën me dije se në 24 orë paraqiten mbi 200 raste.
“Në këtë periudhë kohe kemi një numër të shtuar, mund të jenë mbi 200 raste në 24 orë, të cilat për qarkun e Elbasanit dhe për urgjencën janë të tepërta. Komplikacionet më problematike janë ato që ne i themi pneumonia, që krijon një problem pulmonar, një sëmundje të mushkërive. Por gjithashtu kapin edhe problemet kardiake, dhe këto janë më problematike që ne i themi miokardite ose probleme virale.”
Miçi apelon qytetarët të mos e neglizhojnë trajtimin, pasi komplikacionet nga virozat mund të përkeqësojnë ndjeshëm gjendjen shëndetësore.
“Moshat më të prekura? Realisht janë moshat e treta, si dhe moshat madhore, të cilat paraqiten me simptoma të tilla. Moshat e treta duhet të kenë kujdes, sepse kanë edhe diagnoza shoqëruese, të cilat mund ta agravojnë problemin deri në rrezik për jetën. Sepse viroza kërkon shumë kujdes dhe duhet parandaluar.”
Mjekët rekomandojnë vaksinën antigrip si mënyrën më të sigurt për të parandaluar komplikacionet dhe për të mbrojtur shëndetin.
“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 08:58 Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord