Në Shqipëri punohet mesatarisht 41 orë në javë, në BE puna zgjat 36 orë
Numri mesatar i orëve javore të punës ka pësuar rënie të lehtë vitin e kaluar në 41.3 orë, nga 41,6 orë në vitin 2023.
Ndër sektorët me ngarkesën më të ulët të punës ishte administrata publike dhe shërbimet sociale, ku punonjësit në shtet kanë punuar mesatarisht, 40.5 orë në javë.
Në kundërt sektori i tregtisë, transportit, hotelerisë dhe shërbimeve të biznesit regjistroi 46.8 orë javore pune në vitin 2024.
Edhe sektori i prodhimit ruan një ngarkesë të lartë pune, me 46,4 orë në javë, duke u renditur ndër sektorët ku punohet më gjatë.
Ndërtimi ndjek të njëjtin trend me 45,1 orë. Pas tij, vijnë industria nxjerrëse dhe energjia me 43,2 orë në 2024, duke reflektuar qëndrueshmërinë që kanë këto sektorë si nga flukset e kërkesës ashtu edhe të prodhimit.
Ndërkohë, sektori i bujqësisë regjistroi orët më të ulëta javore të punës, me 35.5 orë në javë për shkak edhe të sezonalitetit të punonjësve.
Në vitin 2024 punonjësit shqiptare kishin oraret më të zgjatuara të punës në javë në krahasim me BE-në, ku mesatarja në Europë ishte 36 orë, ose afro 5 orë më pak.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë