Të ardhurat nga puna online, 33 milionë në 2024. Ekspertët: Është edhe më e lartë
33 milionë euro janë realizuar në Shqipëri në 2024 sipas Administratës tatimore, nga pagesat me bankat të individëve për platformat Meta, Facebook, Youtube, Google etj. Të ardhura që vijnë nga punësimi online. Por jo gjithmonë këto shuma janë të deklaruara. Vlerat mendohet të jenë shumë herë më të larta.
“Nëse flasim për punësim online brenda Shqipërisë, këtu mund të flasim për punësim informal apo dhe evazion fiskal. Është shumë herë me e lehtë, nëse kompania dhe punonjësi vendosin të kenë një kontratë fiktivë dhe të paguhen nën dorë, atëherë është një problem dhe është e vështirë për t’u identifikuar nga organet tatimore”,-tha Romina Radonshiqi.
Vitin që lamë pas në Shqipëri rezultojnë afro 2700 persona që kryejnë punë nga shtëpia, rezultojnë 1790 femra që kryejnë punë me kohë të plotë ose të pjesshme.
“Të punosh online me organziata apo biznese të BE duhet të lëshosh një faturë tatimore, ose të jesh profesionist i lirë, të kesh një nipt ose të punosh dhe do tatohesh me 15%. Është e vështirë të punosh online jashtë territorit të Shqipërisë ne ekonomi informale”,-tha Radonshiqi.
Të punuarit online është tashmë zgjidhja më e mirë për të pasur të ardhura të shpejta, të shumta dhe në pak kohë. Ky trend nisi gjatë pandemisë, por tashmë është kthyer në një alternativë e cila po preferohet si nga kompanitë si dhe të punësuarit.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë