“Në SPAK ka dy lloj prokurorësh”, Poli Hoxha: Ç’ndodh brenda strukturave

18 Qershor 2025 | 22:35

Gazetari Poli Hoxha ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se për presionin politiko-mediatik të SPAK është folur aq shumë, sa kjo çështje është bërë normale.

“Kur e dëgjojmë nga dy raporte, nga raporti i Parlamentit Europian që votohet në dy korrik fillojmë dhe diskutojmë prapë. Por  Kjo ka qenë këtu, më e hapur dhe më e egër sa nuk ka ku të vejë më”,-tha Hoxha.

Ai shtoi se në SPAK ka pa dyshim problem, ndërsa shtoi se brenda SPAK ka dy lloje prokurorësh.

“Në SPAK ka dy lloje prokurorësh, një kategori ka ende fatura për të paguar të lidhjeve politike dhe janë me frena dhe nuk e kanë guximin të bëjnë sa duhet të bëjnë. Është edhe një kategori tjetër që janë jashtë orbitës së kësaj shqiptarizmit të lidhjeve e të tjerë. Në këtë kuptim kjo është një luftë ku po luftohet me një politikë dhe një korrupsion 34-vjeçar. Janë miliarda përballë”,-tha gazetari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues

Në Qendrën Kulturore të Libohovës u vu në skenë shfaqja sensibilizuese “Ti themi jo bullizmit”. Pjesa teatrore ishte një krijim origjinal i vetë nxënësve, të...
16:41 | 28/06/2026

Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet

Temperaturat e larta, që këtë fundjavë kanë arritur deri në 35 gradë Celsius, kanë mbushur plazhet e Vlorës me mijëra pushues. Turistë vendas, por edhe...
16:19 | 28/06/2026

“Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)

Bilanci i viktimave dhe të plagosurve nga tërmetet e fuqishme në Venezuelë vijon të rritet nga dita në ditë. Mes tragjedisë, megjithatë, nuk kanë munguar...
14:58 | 28/06/2026