Në terren me Edona Bilalin e PS-së: Prioritet për Shkodrën thithja e investimeve të huaja

2 Prill 2021 | 19:44

“Kam pakënaqësitë e mia për Shkodrën, si për qeverinë qëndrore, po ashtu edhe për lokalen,” – thotë Edona Bilali, kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në Shkodër.

Si një individ që për herë të parë e përfshirë në politikë Bilali thekson se shumë gjëra mund të ishin bërë më mirë në këto vite të qeverisë Rama, ndonëse kanë qenë të ndikuara nga tërmeti dhe pandemia COVID-19. Mungesa e bashkëpunimit me qeverisjen vendore mbetet sfidë që ka penalizuar jo pak Shkodrën.

“Mendoj se qeveria ka bërë për Shkodrën, por mendoj se nuk ka bërë mjaftueshëm për qytetarët e saj, vetëm që sot në Shkodër shihen pasojat e mosbashkëpunimit, qytetarët ta bëjnë diferencën dhe ta vendosin veten e tyre, interesin e familjeve të tyre përpara se të vendosin mbi idealin, në momentin që çdo shkodran e bën këtë llogari mendoj se është e qartë se si vazhdon historia dhe se si rikthehet Shkodra aty ku ka qenë në kryeqendër ekonomike të veriut,” – tha Bilali.

Gjatë takimeve me banorë të qytetit, problematika më e madhe që vihet re sipas Edonës është ekonomia e ulët e ndikuar dhe nga pandemia .

“Për shkak se kanë qenë dy vite të vështira ekonomia ka rënë, dhe në momentin që bie ekonomia, gjithë reaksionet janë zinxhirë, janë pastaj edhe pasojat e pandemisë që na kanë rënduar edhe psikologjikisht,” – shtoi kandidatja e PS-së për deputete.

Prioritet mbetet thithja e investimeve të huaja si dhe zhvillimi i turizmit.

“Ankesa e vetme është thithja e investimeve për të prurë rritje ekonomike në qytet […] rimëkëmbja ekonomike është hapi i parë për të përmirësuar klimën e biznesit dhe gjithë jetesës në Shkodër, më vonë investimet në infrastrukturë, në arsim dhe kryesorja në turizëm,” – vijon Bilali.

Edona Bilali që synon ky 4 vjeçar do të jetë i shkodranëve prandaj kërkon votën e cila do të jetë e shoqëruar me llogaridhënie ndaj qeverisë Rama.

“Ne presim të dalim me pesë deputet, sa më shumë që të përfaqësohemi aq më shumë kemi gojë për të kërkuar llogari para qeverisjes Rama së parës, dhe më vonë nga gjithë institucionet deri në nëpunësin më të ulët […] Shkodra këtë duhet të bëjë të japë votën për PS-në, por sigurisht e shoqëruar me një kërkesë llogarie shumë të lartë, sepse kemi pritur tetë vite, por ky katër vitesh që unë synoj dhe besoj plotësisht që do të jetë për Shkodrën, duhet të pasojë patjetër me një kërkesë llogarie,” – përfundoi Bilali.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026