Në zemër të Gjirokastrës, shtëpia “Kadare” si skenë e artit dhe kulturës

26 Maj 2025 | 19:47

Gjatë sezonit të pranverës, shtëpia-muze e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare në qytetin e Gjirokastrës ka pasur një gjallëri të veçantë.

Krahas mikpritjes së turistëve, kjo banesë është kthyer në një qendër për organizimin e aktiviteteve kulturore me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare.

Mjediset e shtëpisë karakteristike, që prezantojnë jetën dhe krijimtarinë e gjeniut të letërsisë shqipe, shërbejnë si skena kulturore për artistët dhe veçanërisht për të rinjtë.

Aktivitetet letrare, kulturore dhe koncertet e ndryshme që organizohen në shtëpinë-muze të Ismail Kadaresë tërheqin kërshërinë dhe interesimin e specialistëve të muzikës dhe vizitorëve.

“Ky konkurs me emrin ‘Gjiroclassica’ i jep një rëndësi të veçantë instrumentistëve të rinj, por edhe qytetit i jep një gjallëri të re. Promovohen vlerat e artistëve të rinj, të cilët në të ardhmen do të jenë protagonistët e skenës që do të mbajnë gjallë aktivitetet kulturore dhe artistike në vendin tonë,” thotë instrumentisti Anastas Lako.

“Mua qyteti më ka lënë shumë përshtypje, është shumë i bukur dhe ka histori. Kjo është hera ime e dytë që vij këtu në Gjirokastër, kam pak emocione, por kam shumë dëshirë të marr pjesë në këtë konkurs dhe dëshiroj të fitoj,” thonë dy nga djemt pjesëmarrës në konkurs.

Shtëpia e gurtë ku Kadareja kaloi një pjesë të fëmijërisë dhe rinisë së hershme është një prej pikave të preferuara të vizitorëve dhe guidave turistike në Gjirokastër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale

Muzika baroke spanjolle mbushi mbrëmjen e së premtes Galerinë e Arteve Dixhitale në Korçë, në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës...
17:47 | 29/06/2026

Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka inauguruar Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar, e cila do të jetë pjesë...
09:32 | 29/06/2026

“Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori

Filmi biografik “Michael”, kushtuar legjendës së muzikës Michael Jackson, ka vendosur një rekord të ri në kinematë botërore, duke u bërë filmi biografik me fitimet...
08:30 | 29/06/2026