Suveniret tradicionale tërheqin turistët e huaj gjatë vizitës në Gjirokastër
Vlerat e artizanatit dhe mjeshtërive tradicionale në Gjirokastër po tërheqin interesimin në rritje të turistëve. Në këtë sezon pranvere qendrat e artizanatit në qytetin e gurtë janë kthyer në atelje trajnimi ku turistët njihen dhe mësojnë zanatet e traditës. Këto vlera të traditës të transmetuara në breza turistët i cilësojnë tërheqëse dhe interesante.
“Është hera e parë që vizitojmë Shqipërinë, na pëlqen shumë që të krijojmë punime të thjeshta karakteristike, ju keni tradita shumë të bukura në këtë drejtim, është diçka e bukur të realizosh gjëra të tilla në gdhendje druri”, tha një turist.
“Më pëlqen shumë natyra dhe historia e Shqipërisë, në këtë qendër artizanati po mësojmë si të realizojmë punime të thjeshta në dru të gdhendur, po përjetojmë një eksperiencë të veçanë”, shton e reja.
Përgjatë sezonit turistik të pranverës qendrat e artizanatit janë pjesë interesante e guidave turistike duke prezantuar për turistët e huaj edhe vlerat e traditave tona kombëtare.
“Janë shumë të interesuar në pjesën e historikut të qytetit, pjesën e artizanatit si është ndërtuar, kur ka nisur, i shikoj që pyesin edhe për detajet nga më të voglat dhe kjo na vendos në një pozitë pune më serioze që të gjitha këto informacione duhet ti marrin si një mesazh së bashku me suvenirin e tyre natyrisht që bëjnë dhe dëgjojmë fjalë të mira dhe në vendet ku shkojnë dhe pastaj dërgojnë miqtë e tyre , dhe ne na vijnë miqtë e tyre të adresuar, i kemi në vazhdim të punës”, tha Viktor Nurçe, mjeshtër drugdhendës.
Zhvillimi i turizmit po nxit rikthimin e zejtarisë dhe punimeve karakteristike në Gjirokastër ndërsa këtë vit janë çelur edhe disa qendra të reja të artizanatit në zonën historike të qytetit.
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng