Gjirokastër/ Starton festivali ndërkombëtar i muzikës klasike “Gjiroclassica”
Në qytetin e Gjirokastrës ka çelur siparin Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Klasike “Gjiroclassica”. Përgjatë 5 ditëve të festivalit instrumentistë të rinj vendas dhe të huaj do të performojnë në skenat artistike në kalanë e gurtë dhe godinat muzeale. “Gjiroclassica” për të gjithë konkurrentët dhe artdashësit prezanton një program të pasur vlerash muzikore.
“Publiku ka qenë fantastik dhe ndjenjat janë të papërshkrueshme”, tha Ylli Haliti, pianist.
“Ishte një mbrëmje shumë e bukur, me spektatorë, me të ftuar, me fëmijë konkurrentë, ishte një mbrëmje fantastike do të ketë në vazhdimësi të tilla mbrëmje, do të ketë 5 aktivitete shumë të bukura”, tha instrumentistja Mimoza Çabeli.
Këtë vit, ky festival do t’i japë vëmendje të veçantë artistëve më të rinj të skenës shqiptare dhe jashtë saj, të cilët kanë histori suksesi në rrugëtimin e tyre artistik. “Gjiroclassica” është një mundësi e bukur për të ndjekur nga afër këta artistë, një festë që frymëzon brezin e ardhshëm të talenteve shqiptare.
“Edicioni i pestë i festivalit “Gjiroclassica” është edicioni që i kushtohet të rinjve, të cilët kanë një histori suksesi, janë artistët e rinj, sot për sot të skenës shqiptare por edhe jashtë saj”, thekson organizatorja Kristina Laço.
Aktivitetet kulturore dhe artistike tashmë janë pjesë e sezonit turistik në Gjirokastër duke tërhequr vizitorët vendas dhe të huaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme