Shpata e Napoleon Bonapartit shitet për 4.7 milionë euro në ankand

24 Maj 2025 | 14:41

Shpata e rrallë e Napoleon Bonapartit është shitur për 4.7 milionë euro në një ankand në Paris.

Kjo shifër gati shtatë herë më e lartë se çmimi fillestar i vendosur nga shtëpia franceze e ankandeve.

Shpata elegante e punuar me shumë detaje nga një prej armëpunuesve më të mirë të kohës, është mbajtur nga Napoleoni, kur mbante postin e konsullit të parë apo numrit 1 të ekzekutivit të Francës në Republikën e Parë.

Napoleoni e mbajti atë deri në fund të mbretërimit të tij në vitin 1814 dhe ia dhuroi besnikut të tij Emmanuel, kreut të ushtrisë, familja e të cilit e trashëgoi për dekada të tëra.

Kjo shpatë arriti çmimin e dytë më të lartë të shitjes mes armëve të tij, pas një tjetër shpate të ngjashme të shitur 4.8 milionë në vitin 2007.

Në një tjetër ankand që zhvillohet online në Paris, që zhvillohet më 25 qershor, në shitje dalin 150 sende të tjera personale të perandorit francez që la gjurmë në historinë e Europës.

Mes tyre janë edhe mëngë nga veshjet e tij, një fron, gota, pirunj, thika, etj., të cilat janë ekspozuar paraprakisht në Hong Kong.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë

Irani i ka kërkuar Huthëve të Jemenit të jetë gati për të mbyllur rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë...
16:29 | 16/07/2026

Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira

Një gjykatë në Moskë hodhi poshtë të enjten një apel nga Euroclear kundër një vendimi që ajo duhet të paguajë dëmshpërblim prej 233 miliardë dollar,...
16:24 | 16/07/2026

India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale

India u ka urdhëruar pronarëve të anijeve dhe operatorëve të mos i lejojnë marinarët dhe ekipet e tyre  që të udhëtojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit...
16:12 | 16/07/2026