Nedim Vlora, nipi i Ismail Qemalit hap në “COD” thesarin e familjes

25 Nëntor 2022 | 18:49

Një ekspozitë tejet e veçantë është çelur të enjten në hapësirën e Qendrës për Hapje dhe Dialog në praninë e Nedim Vlorës, nipit të Ismail Qemal Vlorës.

Dokumente të familjes Vlora, të pa publikuara më parë hapen për publikun si pjesë e një fondi të madh objektesh që ruhen sot në shtëpinë e Nedim Vlorës në Bari.

“Është një lloj detyrimi moral. Dokumentet lidhjen me Shqipërinë, një familje shqiptare, ndaj besoj se është me vend të ekspozohen këtu, në Shqipëri. Unë nuk jam i pavdekshëm, ndaj në një moment të caktuar mendova t’i ofroja përpara se të shpërndahen. Pasi ekziston mundësia që të shpërndahen më kuptoni, kur ndahet një shtëpi dhe një mobilje qëndron këtu një letër shkon aty ekziston mundësia që edhe këto dokumente të shpërndahen. Ndaj përpara se të shpërndaheshin më pëlqeu që ti sillja bashkë ti vija në dispozicion të historianëve. Më pëlqeu edhe njëherë që me pasaportën të hyja këtu dhe të thosha kjo është shtëpia ime,” – u shpreh ai.

Të mbuluara nga pluhuri i kohës, por kurrsesi të harruara, në arkivin e tij Nedim Vlora ka ruajtur thesare që dëshmojnë historinë e kombit tonë, të lidhur ngushtë me historinë e familjes së tij. Kjo histori e shkruar nga vetë ai, vjen tashmë edhe përmes një libri të botuar në kuadër të ekspozitës.

“Unë i kam ruajtur këto dokumente me dekada. Ndaj kur dy historianë shqiptarë më vizituan në shtëpinë time mes dokumenteve vunë re një fotografi të vogël që në anën e pasme të saj kishte një shënim në gjuhën shqipe, një shënim që unë mesa duket nuk e kisha vënë re pasi ishte shkruar me dorë me një shkrim të keq. Kjo paska qenë fotografia e flamurit të parë, atij të vërtetit ishte brenda dy valixheve prej metali të mbushura me fotografi që natyrisht i kisha hapur dhe i kisha parë por nuk kisha pasur kohën për t’i studiuar një nga një. Natyrisht që historianët kanë bërë shënime në sende të ndryshme në kollare dhe sende të tjera për të bërë një lidhje mes tyre, por jo është punë e historianëve nuk është punë e imja unë nuk jam historian. Ndaj dhe libri nuk është një libër me karakter të mirëfilltë historik, por një libër me të dhënat e një familjeje, me gabimet e tij natyrisht,” – tregoi Nedim Vlora.

Ekspozita që u çel këtë të enjte do të qëndrojë e hapur deri më datë 30 nëntor në hollin protokollar të kryeministrisë dhe mund të vizitohet nga kushdo që dëshiron të shohë nga afër këto copëza historie të dinastisë Vlora.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026