Negociatat me Shqipërinë dhe RMV-në, nisin diskutimet në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE-së
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian është mbledhur sot në Luksemburg, ku mes të tjerash do të diskutohet për procesin e zgjerimit.
Pak para nisjes së takimit, ministrja e Jashtme e Portugalisë, Ana Paula Zacarias, e cila kryeson takimin, u shpreh se do të diskutohet se në cilat pika janë vendet kandidate sikundër Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Ndërsa, ministri gjerman për Evropën, Michael Roth u shpreh se në Këshillin e Ministrave të BE-së do të diskutohet për fillimin e shpejtë të bisedimeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se vendimet e nevojshme janë nën hije nga konfliktet dypalëshe.
Sikundër thuhet në agjendën e Këshillit Europian, ministrat do të shkëmbejnë mendime mbi zgjerimin dhe procesin e stabilizimit dhe asocimit, përpara konferencave ndërqeveritare me Serbinë dhe Malin e Zi që do të zhvillohen në të njëjtën ditë.
Takimi i sotëm pason mbledhjen e Këshillit Europian në 24 dhe 25 qershor të këtij viti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Negociatat me BE-në, Zaev vizitë zyrtare në Bullgari
- Negociatat me BE, Elezi: Pengesë për Shqipërinë mund të bëhet mosmarrëveshja RMV-Bullgari
- Negociatat me BE, kryenegociatori Zef Mazi takime në Luksemburg
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta