Negociatat për huanë nga Fondi Saudit, Anila Denaj: Për rialokim fondi njësoj si raste të shkuara
Ministrja e Financave Anila Denaj i ka konsideruar “të befasishme” dhe “kakofoni të papërshtatshme” akuzat e ngritura më herët në një deklaratë për shtyp nga Presidenti Ilir Meta se qeveria ka shkelur procedurat në ri-negocimin e një marrëveshjeje huaje me Fondin Saudit për Zhvillim.
Në një postim në Facebook Denaj tha se rasti në fjalë ishte i thjeshtë dhe i ngjashëm me raste të tjera ku “në një marrëveshje huaje është negociuar ri-alokimi i fondit për investime të tjera”. Ajo tha se të mërkurën do t’i përgjigjet Presidentit “me fakte kokëforta” dhe me dokumente që mbajnë firmën e tij.
“Çështja është shumë e thjeshtë. Qeveria nuk ka pasur çfarë të negociojë, sepse nuk bëhet fjalë për një hua të re, po për një hua të negociuar më parë. Këtu Presidenti gabon! Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka negociuar termat e huasë, sikundër edhe këtu presidenti gabon; por thjesht ka shkëmbyer me kundër-palën e vet për ta ri-alokuar nga një objekt në një objekt tjetër, madje brenda për brenda të njëjtës zonë gjeografike në këtë rast, një pjesë të huasë,” – thotë ministrja e Financave.
“Rialokimet e fondeve brenda marrëveshjeve financiare të nënshkruara, janë bërë edhe në të shkuarën, bëhen kudo dhe nuk përbëjnë asnjë përjashtim nga rregulli,” – vijoi më tej Denaj teksa kujtoi se çështja i është shpjeguar Presidentit Meta edhe me shkresa.
Ministrja më tej ngriti dyshimet se Meta ose nuk e kupton çështjen ose e bën qëllimisht që të ketë zvarritje në projektet infrastrukturore për Vlorën.
Për çështjen e huasë nga Fondi Saudit, pati replika të forta të hënën mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta.
Lexoni gjithashtu:
Presidenti Meta zbulon shkeljet e qeverisë për huanë e Fondit Saudit për Zhvillim
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta