Nën hetim gruaja e Netanyahut, zbardhen akuzat e rënda nga Prokuroria
Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit ka urdhëruar policinë të hapë një hetim ndaj gruas së kryeministrit Benjamin Netanyahu me dyshimin se ka ndikuar te kundërshtarët politikë dhe tek një dëshmitar në gjyqin e hapur për korrupsion ndaj liderit izraelit.
Prokurori i Përgjithshëm bëri njoftimin të enjten, duke thënë se hetimi do të përqendrohet në gjetjet e një raporti të fundit nga hetimi për Sara Netanyahun.
Hetimi zbuloi një varg mesazhesh në aplikacionin WhatsApp, në të cilat zonja Netanyahu duket se udhëzon një ish-ndihmëse për të organizuar protesta kundër kundërshtarëve politikë dhe për të frikësuar një dëshmitar kyç në gjyq. Në njoftim nuk përmendet emri i zonjës Netanyahu dhe Ministria e Drejtësisë nuk pranoi të bënte ndonjë koment të mëtejshëm.
Raporti i prokurorisë mori korrespondencën midis Sara Netanyahu dhe një ish ndihmësi të kryeministrit që vdiq nga kanceri vitin e kaluar.
Mesazhet tregonin se Sara Netanyahu, nëpërmjet ndihmësit, inkurajoi policinë të godiste me dhunë protestuesit antiqeveritare dhe urdhëroi njeriun e saj të organizonte protesta kundër kritikëve të bashkëshortit të saj.
Ajo gjithashtu i tha aleates që të detyronte aktivistët në partinë Likud të Netanyahut të publikonin sulmet ndaj Klein. Klein është ndihmëse e manjatit miliarder të Hollivudit Arnon Milchan dhe ka dëshmuar në rastin e korrupsionit për rolin e saj në dërgimin e dhjetëra mijëra dollarëve shampanjë, puro dhe dhurata për Netanyahun.
Sara Netanyahu është akuzuar edhe më parë për sjellje abuzive ndaj stafit të saj personal. Ky rast së bashku me akuzat për shpenzime të tepërta dhe përdorimin e parave publike për shijet e saj personale ekstravagante, i ka krijuar asaj një imazh jo të mirë në popull.
Në vitin 2019, ajo u gjobit për keqpërdorim të fondeve shtetërore.
Benjamin Netanyahu akuzohet për mashtrim, shkelje të besimit dhe marrje ryshfeti në një sërë rastesh që pretendojnë se ai ka shkëmbyer favore me manjatë të fuqishëm mediatik dhe bashkëpunëtorë të pasur. Netanyahu mohon akuzat dhe thotë se është viktimë e një “gjueti shtrigash” nga prokurorët, policia dhe mediat.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil