Nëna e 34-vjeçarit të martuar të miturën: Bëmë dasmë me frikë mos vinin me kallash

12 Janar 2024 | 13:13

Një djalë 34-vjeçar është arrestuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur. Aranit Arapi u arrestua ne banesën e tij në fshatin Kryekuq të bashkisë Divjakë. Ai ishte martuar me një të mitur, dhe pas denoncimeve të shumta në polici të familjes së vajzës, atij i janë vënë prangat.

Vajza 14-vjeçare nga Roskoveci i Fierit kishte 10 muaj qe qëndronte e martuar me 34-vjeçarin. Pas arrestimit, prindërit e djalit tregojnë se ata i kishin bërë dasmë dhe nusen e kishin në shtëpi.

“Kur vajtëm atje ne ishin të gjithë xhaxhallarët e dajot, i thash djalit mos bëjnë ndonjë sherr. Ata më thanë e dini çfarë do bënim ne, çunin tënd do ta vrisnim do ta thernim. Goca tha unë dua. Na thanë pas 3 ditësh do vijmë ne te ju, pastaj i thanë çunit mos hajde. I bëmë dasmën ne, se ata nuk donin. E kemi bërë dasmën me frikë mos na vinin me kallashë nuk e di.

Na erdhi policia e Divjakës, ka marrë çunin. Djali ka 10 muaj që e ka marr këtu gocën. Na erdhën prindërit e saj. Ata kanë bërë denoncim. Ata i bënin presion gocës. Erdhën ata na morën  në telefon. Erdhën i qerasëm, kur erdhi çuni i thanë gocës, do të marrim, do vijë policia. Nusja mori mësuesen në  telefon, po jo i thanë se e kishin bërë prindërit. Në shkollë nuk donte të shkonte se kishte frikë mos e merrnin”,-tha nëna e të arrestuarit.

“Dasmën e bëra unë në gusht, mu krijua mundësia e doja ti gëzoja. Prindërit e asaj më thanë s’ke punë ta bësh gocën time nuse. Ata i bën presion nuses, ajo u sëmur 4 ditë në spital ndejti në agoni. Djali u thirr 3 herë në polici. Vajza ka ardhur me dëshirë. Ishte në klasë të 7, unë doja të merrja dokumentet ta bënte shkollën këtu, ajo nuk pranoi”,-tha babai i të arrestuarit.

Pas arrestimit të 34-vjecarit, nusja minorene është larguar nga banesa e  burrit dhe po asistohet nga punonjësit social dhe psikologia, po nuk dihet vendndodhja e saj. Gjatë arrestimit të djalit kanë qenë prezent edhe prindërit e vajzës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026