“14-vjeçarja nuse”, avokatja: Fajin e ka vetëm burri i saj 34-vjeçar, jo familjet

12 Janar 2024 | 09:06

Avokatja Dorina Prethi ishte e ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur për rastin e 34-vjeçarit në Divjakë i cili u arrestua pasi kishte marrëdhënie, e madje kishte bërë dasmë me një 14-vjeçare.

Sipas avokates Prethi, 34-vjeçari është personi që duhet të mbajë përgjegjësinë për këtë rast, pasi familja e vajzës nuk kishte qenë dakord që në fillim e madje e kishte denoncuar edhe më herët rastin te organet kompetente.

“Ne duhet të kishim fuqizuar organet kompetente, që ata ta gjurmojnë problemin për  ta zgjidhur vetë problemin. Në rastin tonë unë dua ta përjashtoj familjen. Familjet kanë denoncuar, familja e vajzës ka denoncuar mesa duket edhe familja e djalit ka qenë kundër, por nuk kanë ditur çfarë të bëjnë.

Unë do doja t’i përjashtoja nga kjo ngjarje familjet, por në lidhje me përgjegjësinë, për mua përgjegjës është vetëm djali. Ai ka moshë madhore dhe ai duhet të ishte informuar për këtë. Atë nuk e justifikon ligjin”,-tha avokatja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

Trupat e ushtrisë libaneze filluan të vendosen në qytetin jugor libanez Zawtar al-Gharbiyeh të martën, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, tha një zyrtar...
09:53 | 21/07/2026

OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor

OKB-ja mirëpriti këtë të hënë nisjen e operacioneve pilot të zonave në fshatrat libaneze Froun, Srifa dhe Zawtar Al-Gharbiya në kuadër të një kuadri trepalësh...
19:03 | 20/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026