Nëna e dhunuar: Ish-bashkëshorti më godiste në sy të dy djemve

15 Shtator 2021 | 21:54

Adiola Metaj, një grua e cila ka përjetuar vetë dhunën në familje solli në emisionin “Now” një dëshmi të fortë. Nëna e dy fëmijëve, 8 dhe 4 vjeç thotë se ish-bashkëshorti e dhunonte në sy të dy djemve të mitur.

“Isha një grua e dhunuar. Para një viti kam bërë divorcin. Nuk e pranoi dhe ka përfunduar çdo gjë në polici. 10 vjet dhunë psikologjike dhe më dhunonte në sytë e dy djemve të mi. Fëmija është qenia më e pafajshme dhe nuk duhet të përjetojnë skena të tilla”, tha Adiola Metaj.

Ajo tregoi se shkak e dhunës ishte mendësia partiarkale e ish-bashkëshortit dhe shton se edhe vetë ish-bashkëshorti një ditë do ta falënderoi për divorcin.

Momentin kur vendosi që t’i jepte fund martesës thotë se ka qenë kur ish-bashkëshorti e ka dhunuar në sy të djalit të madh.

“Mbaj mend një skenë ka qenë duke qenë se jam me profesion mësuese, i kisha bërë djalit të madh disa teste dhe kur shikonte që unë rrihesha barbarisht në sytë e tij, nuk ndjeja dhimbje fizike por më dhimbje shikimi i tij që i dilnin lotët dhe nuk dinte se çfarë të bënte. Aty arrita fundit dhe vendosa t’i jap fund”, tregoi Metaj.

E rritur jetime, ajo thotë se vendosi t’ia lërë kujdestarinë e dy fëmijëve burrit nisur edhe nga pamundësia ekonomike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026