Nënkomisari Hoxha shpallet “Dëshmor i Atdheut”, Çuçi: Trajtim financiar për fëmijët

29 Shtator 2021 | 13:31

Nënkomisari Saimir Hoxha është shpallur “Dëshmor i Atdheut” me vendim qeverie. Lajmi u dha nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili theksoi se fëmijët e tij do të trajtohen financiarisht nga shteti.

Çuçi theksoi që deri 18 vjeç fëmijët e Hoxhës do të marrin trajtim, më pas nëse vijojnë shkollën e lartë do të marrin 170% të pagës së nënkomisarit.

“Me marrjen e titullit dëshmor i atdheut, kur të hyjë në fuqi ligji i ri, familjarët dhe posaçërisht fëmijët do trajtohen si fëmijë nën përkujdesje të republikës. Fëmijët do të marrin një trajtim deri në moshën 18-vjeç. Nëse vazhdojnë shkollën e lartë deri në 25-vjeç, të dy djemtë e tij, do të marrin një pagë deri në 170% të pagës që ka pasur nënkomisari Saimir Hoxha”, u shpreh Çuçi.

Ai shtoi se fëmijët do të marrin edhe shërbim shëndetësor falas dhe të gjitha përfitimet që vijnë nga statusi i dëshmorit të babait të tyre.

Ai garantoi se dy fëmijëve të Hoxhës nuk do u mungojë asnjëherë ndihma nga shteti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026