Nënkryetari i CDU/CSU Wadephul: Të kthehet urgjent konsensusi në Këshillin Politik
Nënkryetari kristiandemokratëve gjermanë (CDU/CSU) Johan Wadephul ka rekomanduar që palët politike në Shqipëri “t’i kthehen urgjent konsensusit në Këshillin Politik”.
Në një deklaratë në lidhje me zhvillimet e fundit që ka pasur në Shqipëri, Wadephul është shprehur se Gjermania pret që palët të vazhdojnë më tej me reformën zgjedhore me “konsensusin e 5 qershorit”.
“Megjithatë, ne pyesim, nëse ishte e mençur të vinte në diskutim këtë konsensus përsëri përmes ndryshimit kushtetues të njëanshëm të 30 korrikut. Prandaj rekomandimi ynë urgjent: kthimi tek konsensusi në Këshillin Politik,” – u shpreh Wadephul teksa shtoi se palët duhet t’i japin mundësinë ODIHR-it për të vlerësuar ndryshimet e propozuara në Këshill.
“Vetëm kur ODIHR-i të thotë që reforma zgjedhore përputhet plotësisht me rekomandimet e OSBE-së, do të jetë më e lehtë për ne të themi se parakushti për reformën zgjedhore është përmbushur,” – ka deklaruar nënkryetari i kristiandemokratëve gjermanë.
Deklarata e Wadephul rikthen sërish në vëmendje replikat që ai hasi nga Kryeministri Edi Rama në muajin korrik, kur pas pozicionimit të tij kundër ndryshimeve kushtetuese dhe thirrjes që shumica socialiste të tërhiqej, Rama u përgjigj se “parlamenti nuk është noter” se deklarata e Wadephul “ishte zhgënjyese, e nxituar dhe e zhbalancuar politikisht”.
Rama tha se Wadephul “e çmon shumë marrëveshjen e 5 qershorit, por nënçmon shumë parlamentin e Shqipërisë, duke e trajtuar atë si noter pa të drejtë fjale të një marrëveshjeje, e cila patjetër duhet zbatuar, por që nuk mund ta ndalojë parlamentin të shkojë përtej saj për të demokratizuar zgjedhjet”.
Çështja e reformës ka hyrë sërish në ngërç, pasi palët janë ndarë për sa i përket formulës së koalicioneve parazgjedhore, listave të kandidatëve dhe pragut elektoral.
Lexoni gjithashtu:
Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Pranojmë pragun dhe listat e hapura, por jo koalicionet
PPE: Zbatoni 5 qershorin, ndryshimet e njëanëshme janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR
Sekretari i PD-së Ivi Kaso: Propozimi i opozitës hap vërtetë 100% listat e kandidatëve
Nënkryetari i CDU/CSU Wadephul: Hiqni dorë nga ndryshimi i Kushtetutës, do bllokojmë negociatat
Rama: Deklarata e Whadephul zhgënjyese, parlamenti s’është noter pa të drejtë fjale
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta