Nënkryetarja e KQZ Pelinku: Infrastruktura e keqe çoi në mungesën e operatorëve në zonat e thella
Nënkryetrja e KQZ-së Lealba Pelinku gjatë një interviste për gazetarin e Euronews Albania Ardit Hoxha tha se mbulimi nga operatorët ka qenë i kënaqshëm, pavarësisht se disa qendra votimi kanë qenë pa operatorë. Nënkryetarja u shpreh se mungesa e operatorëve ka qenë pasojë e infrastukturës së keq në zonat e thella.
“Mungesa e operatorëve nuk lidhet me trajnimin apo numrin e aplikimeve lidhet me refuzimin e operatorëve për të dhënë shërbimin në zona të largëta, në ato zona ku ka mungesë infrastukture,” tha nënkryetarja Pelinku.
Gjatë intervistës nënkryetarja e KQZ-së tha se vendosja e paisjes elektronike për identifikim është bërë për të shmangur deformimin.
“Ky ishte qëllim për të shmangur rastet që deformojnë. Në radhë të parë janë evdientuar në kohë reale dhe janë denoncuar në KQZ personat që janë paraqitur dy herë dhe do i nënshtrohen hetimit,” u shpreh nënkryetarja e KQZ-së.
Nënkryetarja Pelinku shtoi se problemi me aplikacionin ka sjellë dhe mos ecjen në të njëjtën mënyra më raportimin me qendrat e votimit.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 12:30 Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja