“Nëse Berisha drejton PD-në në 2029 do dalë edhe më keq”, Gazetari: Ai është mbret në opozitë
Këtë të shtunë në Review në Euronews Albania me moderatore Greta Topjana është diskutuar mbi debatin politik në vend mes opozitës dhe mazhorancës. Sipas gazetarit të ftuar në studio, Denis Minga, qëndrimi i Berishës jep fitoret e Ramës; edhe kjo, sipas tij, është një e keqe për vendin.
“Ne jetojmë në një sistem bipartiak; duam s’duam, ne dy parti janë sot. Të tjerat janë garnitura ose të PS-së, ose të PD-së. Pse është PD? Sepse me PD-në rritet arroganca e PS-së. PS nuk lëviz aty. PS nuk bie nga 48 përqind, kurse PD bie vetëm më poshtë. Edhe në zgjedhjet e fundit, me gjithë skandalet e qeverisë, bie në 500 mijë vota. Ne duhet të jemi të interesuar për PD. Berisha nuk e bën dot këtë mision. Ka pjesën më të madhe të 500 mijë votave. Berisha nuk kalon dot Bashën. Ai është mbret në opozitë. Është partneri kryesor i qeverisë. Bie balanca politike e vendit. Rama nga 83 mund të shkojë 93 vende. Sa më keq shkon PD-ja, aq më keq për vendin. Edhe në 2029, nëse shkon, do të humbë më keq.” – tha Minga.
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:36 “Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën