Nesho: Ja pse s’do ketë penalitete për Donald Trump për sulmin ndaj Capitol Hill
Ish- diplomati Agim Nesho thotë se Donald Trump nuk do të arrestohet për ngjarjet ndaj Capitol Hill në 6 janar të një viti më parë.
Nesho tregoi në një intervistë për Euronews Albania se hetimi ndaj kësaj ngjarjeje është shumë i gjerë dhe përfshin rreth 1 mijë dëshmitarë e mbi 20 prokurorë.
Sipas tij, politika amerikane, establishmenti nuk do ta linte pa e gjykuar deri në fund këtë çështje nëse elementi i ‘trumpizmit’ do ishte një rrezik për zgjedhjet e 2024.
“Mendoj se nuk do ketë asnjë arrestim. Komisioni hetimor i ka kërkuar Departamentit të drejtësisë që Trump të gjykohet për 4 çështje penale, nga të cilat më e rëndësishme shtyrja për revoltë kundër kushtetutës amerikane. Por mendoj se për vetë zgjuarsinë e klasës politike amerikane nuk do ketë procedim penal. Do kishte hetim nëse trumpizmi do të rrezikonte të kthehej, gjë që zgjedhjet e mesmandatit treguan se nuk gjasa të ndodhë”, tha Nesho.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë