Nesho: Opozita është më pro amerikane se qeverisja e Ramës
Nën kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho tha në një intervistë për Euronews Albania se opozita është më pro amerikane se qeveria.
Sipas tij ka një përpjekje nga kryeministri Rama për të monopolizuar lidhjen me SHBA-në.
“Nuk ekziston një anti-amerikanizëm. Kemi një përpjekje të zotit Rama për ta monopolizuar këtë lidhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet asaj që unë gjithmonë e kam quajtur, kanabisit politik që reflektohet me lobimet e fuqishme të të gjitha dimensioneve dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por unë mendoj që opozita është shumë më pro amerikane sesa vetë qeverisja.
Unë mendoj se ka ardhur koha që vetë amerikanët të ndërgjegjësohen dhe të shikojnë një realitet të ndryshëm në Shqipëri, një realitet që gjithmonë e më shumë po përkrahet nga populli shqiptar, një realitet që do të jetë më pro amerikan dhe më pro europian në strategjinë në vazhdim,” – deklaroi Nesho.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës