Nesho zbulon detaje: 1 vilë në Sazan do kushtojë 10 milionë dollarë

19 Mars 2024 | 21:51

Ish-diplomati Agim Nesho foli në lidhje me investimin që do të bëhet në ishullin e Sazanit, duke theksuar se qeveria ka dështuar.

Në një intervistë për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ai tha se një vilë që do të ndërtohet në këtë ishull do të kushtojë 10 milionë dollarë.

“Kjo është një dështim i kësaj qeverie që nuk ka vizion të caktuar. Në Shqipëri nuk kanë ardhur ato dallëndyshet e shoqërisë së tregut të lirë dhe kapitalizmit. Po të ketë një vizion Shqipëria bënte ashtu siç ka bërë Zvicra dhe Izraeli. Merrte teknologjinë e re, për të hapur vende pune. Këto investime e kthejnë Shqipërinë brenda një industrie shërbimi. Kjo do u shërbejë atyre milionerëve. Një nga ato vilat do të jetë 10 milionë dollarë. Varet nga sipërfaqja”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026

“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
22:07 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026