Netanjahu kundër pauzave humanitare në Gaza

17 Qershor 2024 | 08:04

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi planet e shpallura nga ushtria izraelite të dielën se do të ndalojë luftimet gjatë orëve të ditës përgjatë një rruge në Gazën jugore, për të mundësuar hyrjen e një sasie të madhe të ndihmave humanitare për palestinezët.

Ushtria tha se pauza që filloi në orën 8:00 të mëngjesit, do të jetë në fuqi deri në orën 19:00 dhe do të zbatohet çdo ditë deri në një njoftim tjetër.

“Kur kryeministri dëgjoi njoftimet për një pauzë humanitare prej 11-orësh, ai iu drejtua sekretarit të tij ushtarak dhe ia bëri të qartë se kjo ishte e papranueshme për të”, tha një zyrtar izraelit.

Ushtria saktësoi se operacionet normale do të vazhdojnë në qytetin Rafah, objektiv kryesor i operacionit të saj në jug të Gazës, ku të shtunën mbetën të vrarë tetë ushtarë izraelitë.

Reagimi i kryeministrit Netanyahu nxjerr në pah tensionet politike lidhur me çështjen e ndihmave që hyjnë Gazë, ku organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar për një krizë humanitare në rritje.

Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, i cili drejton një nga partitë fetare nacionaliste në koalicionin qeverisës të zotit Netanyahu e kundërshtoi idenë e një pauze taktike, duke thënë se kushdo që e vendosi ishte një “i marrë” që duhet të pushohej nga puna.

“Pauza taktike” e shpallur nga ushtria, e cila zbatohet në një hapësirë prej rreth 12 kilometrash në zonën e Rafahut, është shumë larg nga një armëpushim i plotë në territorin e rrethuar, që është kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë aleatin kryesor të Izraelit, Shtetet e Bashkuara. Nëse qëndron, ndalimi i kufizuar i luftimeve mund të ndihmojë në trajtimin e disa prej nevojave të mëdha të palestinezëve, të cilat janë shtuar edhe më shumë javët e fundit me sulmin e Izraelit në Rafah.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026

Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh

Kina ka ndaluar një sizmolog amerikan, i cili monitoron testet bërthamore për gati dy vjet, nën akuzat për spiunazh, thotë familja e tij. Chen Youlin,...
07:40 | 15/07/2026

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026