Netanjahu thotë se ofensiva në Gazë do vazhdojë, delegacioni i Hamasit lë bisedimet
Izraeli do të vazhdojë me ofensivën e tij kundër Hamasit, përfshirë në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pavarësisht presionit ndërkombëtar në rritje për ta ndalur atë, tha të enjten kryeministri Benjamin Netanjahu.
“Ka pasur presion ndërkombëtar dhe ai është në rritje, por veçanërisht kur presioni ndërkombëtar rritet, ne duhet të jemi të bashkuar kundër përpjekjeve për të ndërprerë luftën,” tha ai.
Rreth 1.5 milion njerëz vlerësohet të kenë shkuar për t’u strehuar në Rafah, në kufi me Egjiptin, për t’i shpëtuar sulmeve ushtarake të Izraelit.
Zoti Netannahu tha gjithashtu se Izraeli duhet të reagojë ndaj përpjekjeve për ta fajësuar atë për krimet e Hamasit. Ai shtoi se Izraeli do të kryejë operaacione ushtarake në të gjithë Gazën, “përfshirë Rafahun, bastionin e fundit të Hamasit”.
Ndërkohë Hamasi tha se delegacioni i tij ishte larguar nga Kajro të enjten ku negociatat e vazhdueshme për një marrëveshje armëpushimi në Gazë para fillimit të Ramazanit javën e ardhshme nuk kanë shënuar përparim. Të dyja palët që fajësojnë njëra-tjetrën.
Një zyrtar i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri tha se Izraeli kishte “sabotuar” përpjekjet për një marrëveshje armëpushimi.
Abu Zuhri i tha agjencisë Reuters se Izraeli po refuzonte kërkesat e Hamasit për t’i dhënë fund ofensivës në enklavë, për të tërhequr forcat dhe për të siguruar futjen e ndihmave dhe kthimin e njerëzve të zhvendosur.
Izraeli ka thënë se synimi i tij është të shkatërrojë Hamasin dhe se çdo armëpushim duhet të jetë i përkohshëm, si edhe ka kërkuar gjithashtu një listë të pengjeve që mbahen nga Hamasi në Gaza.
LEXONI GJITHASHTU:
“Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë