Netanyahu e pranon: Sulmi izraelit vrau punonjësit e ndihmës, por ishte pa qëllim

2 Prill 2024 | 14:45

Sipas mediave të huaja, në një deklaratë pasi u largua nga spitali pas një operacioni për hernie, kryeministri Benjamin Netanyahu pranon se sulmi i Izraelit vrau punonjësit e ndihmës në Gaza, por sipas tij, ishte diçka e paqëllimshme.

Duke folur në hebraisht në një video-mesazh, ai tha: “Për fat të keq, në 24 orët e fundit pati një rast tragjik të forcave tona, që goditën pa dashje njerëz të pafajshëm në Rripin e Gazës”.

“Këto ndodhin në luftë, por ne do e kontrollojmë situatën deri në fund, jemi në kontakt me qeveritë dhe do të bëjmë gjithçka që kjo gjë të mos ndodhë më”, tha Netanyahu.

Kujtojmë se nga sulmi izraelit në Gaza, shtatë persona që punonin për bamirësi në ‘Ëorld Central Kitchen’ dhe shpërndanin ndihma ushqimore, u vranë.

Ky veprim i forcave izraelite u dënua nga disa shtete.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026