Netanyahu kundërshton çdo skenar për një shtet palestinez pas luftës

19 Janar 2024 | 07:45

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u ka thënë Shteteve të Bashkuara se ai kundërshton krijimin e një shteti palestinez sapo konflikti në Gaza të përfundojë.

Në një konferencë shtypi, Netanyahu u zotua të vazhdojë me ofensivën në Gaza “deri në fitoren e plotë”: shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve të mbetura izraelite, duke shtuar se mund të duhen “shumë muaj të tjerë”.

Me gati 25,000 palestinezë të vrarë në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, dhe 85% të popullsisë së Rripit të Gazës të zhvendosur, Izraeli është nën presion të madh për të frenuar ofensivën e tij dhe për t’u angazhuar në bisedime kuptimplote për një fund të qëndrueshëm të luftës.

Aleatët e Izraelit, duke përfshirë SHBA-në – dhe shumë prej armiqve të tij – kanë kërkuar një ringjallje të “zgjidhjes së dy shteteve” prej kohësh në gjumë, në të cilën një shtet i ardhshëm palestinez do të ulet krah për krah me një izraelit.

Shpresa në shumë qarqe është se kriza aktuale mund t’i detyrojë palët ndërluftuese të kthehen në diplomaci, si alternativa e vetme e qëndrueshme ndaj cikleve të pafundme të dhunës. Por nga komentet e Netanyahu, qëllimi i tij duket krejt i kundërt.

Gjatë konferencës për shtyp të së enjtes, ai tha se Izraeli duhet të ketë kontroll të sigurisë mbi të gjithë tokën në perëndim të lumit Jordan, e cila do të përfshijë territorin e çdo shteti të ardhshëm palestinez.

“Ky është një kusht i domosdoshëm dhe bie ndesh me idenë e sovranitetit (palestinez). Çfarë duhet bërë? Unë ua them këtë të vërtetë miqve tanë amerikanë dhe gjithashtu ndalova përpjekjen për të na imponuar një realitet që do të dëmtonte sigurinë e Izraelit”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026